Kështjella Balmoral, ku mbretëresha e Britanisë Elizabeth dha frymën e saj të fundit, hapet për publikun nga Mbreti Charles për herë të parë.

Ishte rezidenca e preferuar e saj, siç shkruan gazeta britanike Guardian, duke shtuar se kostoja e biletave do të jetë e madhe, duke arritur në 150 paund (175 euro) secila.

E ndërtuar në zemër të malësive skoceze, ishte streha e nënës së mbretit Charles, e cila shijonte shumicën e verës atje.

Udhëtimet me guidë në brendësi të kështjellës, të cilat do t’i japin një shije ndërtesës së përdorur nga familja mbretërore, tani do të jenë të disponueshme midis 1 korrikut dhe 4 gushtit.

Çdo grup do të përbëhet nga 10 persona, siç thuhet në publikimin përkatës.

Biletat për një vizitë të vetme do të kushtojnë 100 £ ose 150 £ me çaj pasdite (116 € ose 175 €).

Turnetë do të përfundojnë përpara se çifti mbretëror, Charles dhe Camilla, të shkojnë aty për pushimet e tyre verore, thekson gazeta.

Në faqen e internetit të kështjellës thuhet se turnetë janë të parat që kur u ndërtua në 1855. Turnetë e mëparshme, të cilat do të vazhdojnë, do fokusohen në terrenet dhe kopshtet, me akses në kështjellë të kufizuar në sallën e vallëzimit.

Elizabeth, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, vdiq paqësisht në Balmoral më 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare, pas 70 vjetësh mbretërimi. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re