Presidenti i Këshillit Evropian, belgu Charles Michel tha sot se do të jetë kandidat për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe shtoi se synon të largohet nga posti aktual në korrik, para përfundimit të mandatit.

“Kam vendosur të kandidoj për zgjedhjet evropiane në qershor 2024”, tha Michel për mediat belge Soar dhe Libre Belgique.

Lexo edhe :Related Posts

“Kjo do të thotë se unë do të kryej funksionin tim si president i Këshillit Evropian derisa të bëj betimin si anëtar i Parlamentit Evropian, i cili do të jetë më 16 korrik”, tha Michel, mandati i të cilit do të përfundojë në fundi i nëntorit 2024.

Michel tha se pas zgjedhjeve evropiane, në fund të qershorit, në fillim të korrikut, është planifikuar që Këshilli Evropian të mblidhet dhe të përcaktojë pasardhësin e tij.

Michel, i cili dikur ishte kryeministër i Belgjikës, do të kryesojë listën e Lëvizjes Reformuese, e cila është partia liberale e pjesës frëngjishtfolëse të Belgjikës.

Në korrik 2019, ai u zgjodh për të pasuar polakin Donald Tusk si president i Këshillit Evropian, një institucion që mbledh krerët e shteteve ose qeverive të shteteve anëtare. Gjatë mandatit të tij, Michel ishte përgjegjës për organizimin e punës së samitit të BE-së.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga 6 deri më 9 qershor në 27 vende të BE-së. Ato do të çojnë në një rinovim në krye të institucioneve evropiane, përfshirë Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian.

Eurodeputetët, 720 prej tyre, zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta për një periudhë pesëvjeçare. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re