Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor, tha ai për tre media belge. Një zëdhënës i Michel konfirmoi njoftimin për POLITICO.

Nëse Michel zgjidhet do të largohet nga posti i tij në mes të korrikut dhe liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin në Këshill.

Nëse nuk e bëjnë, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do t’i drejtojë takimet, një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.

Është hera e parë që një president i Këshillit do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare evropiane.

Michel normalisht do të kishte qëndruar në detyrë deri në fund të nëntorit, kur do të instalohej Kolegji i ri i Komisionerëve.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët evropianë kanë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe përsëri në 27-28 qershor.

Në një nga ato takime ata do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për një zëvendësim të Michel-it./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re