Skip to content

Charles në fronin mbretëror, mediat britanike zbërthejnë mesazhin për çiftin “rebel”: Çfarë ndodh tani me Harry-n dhe Meghan-in

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Princi Harry dhe Meghan Markle u përmendën veçanërisht gjatë fjalimit të tij të parë drejtuar popullit të Mbretërisë së Bashkuar nga Mbreti Charles III. “Dua të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit”, tha ai.

 

Edhe pse duket si një formalitet, ky mesazh për mediat britanike është tepër i rendësishëm pasi është hapi i parë i rimëkëmbjes së marrëdhënieve të çiftit të shumëpërfolur me familjen mbretërore, tani që fronin e ka Charles. Tashmë britanikët presin që pas kësaj deklarate, edhe Meghan Markle t’i verë fre irritimit dhe deklaratave të saj kundër familjes, raporton abcnews.al.

 

Harry ishte i fundit që shkoi në Balmoral dhe i pari që u largua. Ai nuk pati kohë të thoshte lamtumirë gjyshes së tij.

 

Duka i Sussex, Harry, shkoi dje në Kalanë Balmoral në Skoci për t’i thënë lamtumirë gjyshes së tij të dashur, Mbretëreshës Elizabeth pa gruan e tij të jetës Meghan Markle. Princi 37-vjeçar ishte i fundit që mbërriti në Kalaja historike dhe e para që u largua, siç komenton gazeta gjermane “Bild”.

 

Djali i dytë i Charles, i cili merr përsipër detyrat mbretërore, u largua nga Balmoral vetëm 12 orë pas mbërritjes së tij, raporton gazeta britanike “Daily Mail”. Pasi bëri homazhe për gjyshen e tij, “rebeli” u kthye në Ëindsor, ku ndodhet e shoqja.

 

Videot dhe imazhet që qarkullojnë në internet e tregojnë atë dukshëm të prekur në automjetin e zi. Harry i bëri homazhe Mbretëreshës së bashku me anëtarët e familjes, duke përfshirë babain e tij Charles dhe vëllain William.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë