E ndërsa në Angli ka eufori për çështjen e vendndodhjes së Kate Middleton, Mbreti Charles ka vendosur të kthehet në detyrat e tij mbretërore.

Pasi u diagnostikua me kancer, për të cilin nuk zbuloi shumë detaje, ai vetë u përball me disa teori konspirative, të cilat dukej se vetëm e motivuan të kthehej sa më shpejt në Pallatin Buckingham.

Të martën, më 19 mars, mediat ruse përhapën zëra se mbreti kishte vdekur, por ai u kthye sot me buzëqeshje në fytyrë dhe u takua me veteranët e Luftës së Koresë, me të cilët u fotografua në bisedë.

Pas mbledhjes së tyre të parë, motra e tij Anne dhe Dukesha e Edinburgh-ut organizuan një pritje për mbretin dhe vizitorët e tij në pallat për të shënuar përvjetorin e luftës dhe vetë Pallati njoftoi gjithçka në Instagram, duke kujtuar informacione për të.

Bashkë me urimet dhe shprehjet e lumturisë që Charles i është rikthyer detyrave të tij, shumë përdorues shfrytëzuan rastin të bëjnë edhe një herë pyetje për Kate Middleton.

Madje kjo paraqitje e mbretit Charles është paksa e papritur sepse ai iu nënshtrua metodave inovative të trajtimit në Londër për t’u shëruar sa më shpejt nga kanceri me të cilin u diagnostikua pas operacionit për zmadhimin e prostatës.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve që kam marrë ditët e fundit. Siç e dinë të gjithë të prekurit nga kanceri, mendimet e tilla të mira janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh,” tha më herët Charles. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re