Check Up-i shkaktoi debate ne Komisionin e Ekonomisë ku ishte e pranishme ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu. Deputetet demokrate deklaruan se shifra 90 milion euro per 10 vite, qe shteti duhet t’i paguaje koncesionarit, është e tepruar.
 
Nje tjetër koncesion qe pritet te nise ne viti 2018 është ai i laboratorëve, ku çdo qytetar do mund te kryej 160 lloje analizash ne spitalet rajonale.
 
Maxhoranca kërkoi qe ministria te monitoroje ne mënyre te rrepte koncesionet qe janë dhëne.
 
Ndërsa deputeti Dashamir Shehu, shprehu shqetësimin per kushtet e mjerueshme ne te cilat ndodhen sot ambulancat.
 
Gjate diskutimeve ne komision, Ministrja e Shendetesise konfirmoi se nga janari do te nise rimbursimi i fishave per fëmijët diabetike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re