Me 18 vjet eksperiencë në tregun e makinave, “Albanian Motor Company” sfidon edhe me brand-in ndërkombëtar, “Chery”. Me tre modele unike, Tiggo 7 pro, Tiggo pro 8 dhe FX pasionantët e automjeteve, por jo vetëm, do të kenë mundësinë të provojnë komoditetin dhe klasin që ofron brand-i transnacional në Shqipëri.

 

Në një event madhështor në pistën 30-vjeçare të garave në Navak të Beogradit u bë testimi i modeleve, që tanimë gjenden në showroom-in e kompanisë së mirënjohur, “Albanian Motor Company”.

 

Përmes një interviste ekskluzive menaxheri i “Chery Brand” në Serbi, Nikola Ivanis, rrëfen për Vizion Plus se krahas tregut ballkanik synohet edhe ai europian.

 

NIKOLA IVANIS

 

Chery Brand është marka e parë kinez në eksport me 11 klientë deri në këtë moment. Kemi përgjegjësi tregun ballkanik, pra atë serb, malazez, maqedonas, boshnjak dhe shqiptar. Janë me kambio automatike, me motor 1.6 benzine, me 7 marshe dhe dopio freksion. Po studiojmë tregun europian për të parë se cili model shet më tepër, por do të sjellim të gjitha modelet që do të kemi mundësi.

 

Qëllimi në vetvete është ndjesia e rrallë që drejtuesit provojnë me secilën nga tre modelet që “Chery” ofron.

 

Nikola Ivanis

 

Klientët janë shumë të lumtur. Kemi pritshmëri shumë të larta, jemi shumë optimistë. Të tria modelet kanë një të përbashkët, komoditetin. Përdoruesit duhet të ulen në makinë për të parë sesa të rehatshme janë dhe sesi ndihet drejtimi i tyre.

Duke nisur nga data 2 tetor në ambientet e “Albanian Motor Company” tashmë do mund të prekni nga afër teknologjinë, modernizmin, sportivitetin dhe komfortin e modeleve më të reja FX, Tiggo Pro 7 dhe Tiggo Pro 8.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re