Përjetoni marrëdhënien e bukur dhe tragjike të një vajze të vogël dhe prindërve të saj birësues.

Medjerda “Chika” Jeune lindi në Haiti në vitin 2010. Tre ditë pas lindjes së saj, një tërmet i shkatërroi shtëpinë dhe pastaj të gjithë vendin. Jo shumë kohë pas kësaj katastrofe, ajo u gjend pa nënë, më pas në një jetimore, pastaj në krahët e autorit amerikan Mitch Albom dhe gruas së tij Janice, të cilët u bënë ëngjëjt e saj mbrojtës. Jeta e Chikës, si ajo e një fluture maji, ishte mjerisht e shkurtër, por e bukur.

Dhe kjo vajzë e vogël urdhëronjëse dhe lozonjare, erdhi tek Mitch dhe Janice me mësime të fuqishme mbi familjen, dashurinë dhe humbjen. Në të pesëdhjetat e tyre, ajo u mësoi se si ta rishihnin botën dhe si t’i shijonin gjërat në dukje të parëndësishme por për të cilat jemi sforcuar ndërsa hynim në moshën e mesme. Nëse e ndjeni veten mjaftueshëm të guximshëm, vijoni më tej në mësimet e saj pasuruese. Hyni në botën e Gjetjes së Chika-s.

Do të shohim gjithashtu:

  • çfarë ndjesie ishte të ishe baba për një njeri që e kishte humbur mundësinë për të pasur fëmijë të tij.
  • çfarë mendonte Chika Jeune për Disneyland; dhe
  • si ishte Haiti pas tërmetit të vitit 2010.

Megjithëse ka pak të dhëna për jetën e hershme të Chika Jeune, e dimë se në të la shenjë një tërmet dhe një tragjedi.

Chika Jeune lindi në Haiti më 9 janar 2010, në një shtëpi prej tulle me dy dhoma, ngjitur me një pemë tropikale. Kur ajo lindi nuk kishte asnjë mjek të pranishëm, vetëm një mami e quajtur Alberta. Ishte një lindje e shëndetshme, normale.

Emri i nënës së Chikës ishte Reselia. Vajza e një fermeri në portin detar Aux Cayes, ajo ishte një grua e gjatë, e fortë, me një fytyrë të gjerë dhe me një shprehje të ashpër. Asaj i pëlqente të lexonte dhe të hante peshk. Për të fituar para, ajo shiste xhingla-mingla në rrugë.

Kur u bë pak më e madhe, ajo takoi një burrë të quajtur Fedner Jeune dhe ata u arratisën së bashku. Pas pak kohësh, ata patën dy vajza. Pastaj, ata patën një tjetër, të cilën e quajtën Medjerda. Një bebe e lumtur dhe mjaft e shëndetshme, të cilën të gjithë e quajtën “Chika” me përkëdheli. Dhe kështu i mbeti. Ishte emri me të cilin njerëzit e njihnin.

Vetëm tre ditë pas lindjes së Chika-s, një tërmet preku Haitin. Chika ishte duke fjetur në kraharorin e nënës së saj kur toka filloi të dridhej dhe të zhurmonte. E tërë shtëpia, që nga themelet e saj u drodh sikur po zhvillohej një betejë e madhe në zorrët e tokës. Pastaj, me shtimin e lëkundjeve, edhe çatia u tund. Shtëpia u nda përmes si një arrë, duke lënë nënën dhe foshnjën të ekspozuar në qiell të hapur.

Rreth tyre, njerëzit vraponin, rrëzoheshin dhe bërtisnin nga frika dhe agonia. Zyrat u shembën. Ndërtesat u copëtuan. Pemët shtriheshin në anë, të rrafshuara në tokë. Derrat dhe dhitë fshiheshin ku të mundnin. Trupa njerëzish ishin zënë nën rrënoja.Me kohën, numri i të vdekurve do të rritej me qindra e mijëra – në më pak se një minutë u vranë më shumë njerëz sesa në tërë Luftën e Gjirit dhe Revolucionin Amerikan. Dhe në mes të gjithë këtij kaosi, një nënë dhe foshnja e saj rrinin nën qiellin e hapur.

Jo shumë kohë pas kësaj, gjatë pasojave të mëdha të tërmetit, nëna e Chika-s pati edhe një fëmijë tjetër. Nje djale. Por për fatin e tyre të keq, ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës. Për një copë kohë, Chika shkoi të jetojë me shoqen e nënës së saj, Herzulia, në vend që të qëndronte me babanë e saj. Pastaj, ende një fëmijë i vogël, ajo u pa duke mbledhur çarçafët e palarë në shkallët e larta të rrezikshme të banesës së Herzulia-s, dhe një fqinj sugjeroi që ajo të çohej në një jetimore aty pranë.

Ishte ai vendi, jetimorja e Port-au-Prince, ku ajo u shfaq në jetën e Mitch Albom.

Mitch Albom erdhi në Haiti pas tërmetit dhe mori nën kontroll jetimoren në Port-au-Prince.

Tërmeti i 12 janarit 2010, kishte rrafshuar një pjesë të madhe të Haitit. Menjëherë pas kësaj, shkrimtari i njohur Mitch Albom, i cili drejtonte një shfaqje radiofonike në Detroit, ra në kontakt me një pastor të atij vendi të quajtur John Hearn Jr.

Hearn ishte i shqetësuar se një jetimore në Port-a-Prince me të cilën ai kishte lidhje ishte shkatërruar.

Pasi dëgjoi historitë shqetësuese të pastorit për fëmijët që dergjeshin nën rrënoja, Mitch Albom u prek kaq shumë sa që vendosi të vizitojë Haitin dhe të ndihmojë në çfarëdo mënyre që të mundej.

Duke lënë pas Michiganin me dëborë, ai shkeli në pistën e pjekur në diell të aeroportit Port-a-Prince pesë orë më vonë. Ajo çfarë ai pa e la pa fjalë. I gjithë vendi ishte pushtuar nga një heshtje e frikshme. Rrugët dhe ndërtesat ishin rrafshuar, gjithçka ishte kthyer në pluhur të hirtë dhe rrënojat sikur kishin kaluar nëpër një grirës gjigand. Makinat ishin shtypur si kanaçe prej kallaji. Gratë ishin shtrirë mbi fruta dhe perime të kalbura, ndërsa fëmijët ishin radhitur për të pirë nga pellgjet në rruge. Njerëzit lëviznin si fantazma nëpër rrugët e tyre të vjetra. Dhe Mitch vuri re se të gjithë njerëzit që ai pa ishin jashtë. Askush nuk guxonte të qëndronte nën një çati me frikën se shembet.

Sidoqoftë mes gjithë këtyre rrënojave, jetimorja e Port-a-Prince mrekullisht kishte mbijetuar, e paprekur. Prapë se prapë, ajo ishte e shkatërruar prej të mbijetuarve të dëshëruar, të cilët ishin shumë më tepër sesa mund të ushqente ose strehonte. Fëmijë dhe të rritur jetonin në tenda të improvizuara në tokën përreth saj. Kur Mitch arriti me arka me shije uji, pelena, aspirina dhe kanaçe me Coca-Cola, ai u rrethua sa hap e mbyll sytë nga një det duarsh. Njerëz të etur e të uritur e rrethuan.

I shastisur nga spektakli dhe pjekja në nxehtësi, Mitch u godit fort nga ndjesia e dëshpërimit të plotë nëpër të cilin ky vend po kalonte. Ai lëshoi krahët në anë. Dhe, ndërsa bëri këtë, ai ndjeu dy duar të vogla, nga të dyja anët, të preknin të tijat. Ai shikoi poshtë për të parë një djalë dhe një vajzë të vogël. Ata buzëqeshën, pastaj e drejtuan përpara. Ai e kuptoi, se po hynte në botën e tyre dhe se kjo do t’i merrte pak kohë.

Ai nuk mund të lejonte që njerëzit, veçanërisht ata fëmijë, të vuanin në këtë mënyrë. Ai ndihmoi në ndërtimin e dusheve, tualeteve, një kuzhinë, një dhomë ngrënie dhe një zonë për lavanderi për jetimoren. Ai ndihmoi për të lyer muret e pista me ngjyra të ndritshme. Më në fund, ai e pyeti pastorin nëse mund të merrte përsipër drejtimin e jetimores. Pastori u pajtua.

Asokohe në jetimore, Chicka filloi të shfaqë shenja shqetësuese të shëndetit.

Mitch krijoi veçanërisht një lidhje shirtërore me vajzën e vogël të guximshme në jetimore, “Chika” Jeune. Ajo ishte një urdhëruese, e shpesh i drejtonte fëmijët e tjerë si një rreshtere stërvitje, duke u thënë atyre se kush duhet të shkonte i pari në garat e stafetave ose me cilën kukull ata mund të luanin. Ajo kishte një zë të fortë dhe një rreptësi kokëfortë.

Jo shumë kohë pasi mori përsipër kujdesin për jetimoren, Mitch mori një telefonatë nga mjeku i saj, i njohur nga fëmijët si Z. Alain.

Kishte diçka që nuk shkonte me Chika-n. Fytyra e saj kishte filluar të bjerë dhe ajo kishte filluar të ecte në anë. Z. Alain i kishte dhënë disa pika për sytë, por Mitch kuptoi se kishte diçka më serioze. Ai kërkoi që të gjendej një neurolog – aspak gjë e lehtë për një vend si Haiti i shkatërruar nga tërmeti. Kur gjetën një, atyre u duhej të paguanin 750 dollarë për një skanim MRI. Chika e vogël duhej të pinte një shurup të ëmbël që e vinte atë të flinte, pastaj e vendosën brenda një cilindri të madh.

Kishte një masë në trurin e saj.Mjerisht, në këtë klinikë rudimentare në Haiti,askush nuk mund të bënte asgjë për të.
.
Mitch vendosi menjëherë që ta çonte Chika-n në Shtetet e Bashkuara për t’iu nënshtruar trajtimit. Ajo do të jetonte me të dhe gruan e tij, Janice.

Nata e saj e parë në Shtetet e Bashkuara ishte diçka të cilën Mitch do ta mbante mend për një kohë të gjatë. Çdo gjë ishte e re. Chika nuk e kishte parë kurrë ujë të nxehtë të dilte nga një çezmë më parë, dhe ajo ia largoi menjëherë dorën kur ndjeu nxehtësinë. Jashtë, kishte semafor, autostradë, shtëpi me oborre dhe televizione të vendosur në dhoma të ndryshme.

Mitch dhe Janice u munduan që ajo të ndihej sa më rehat që të ishte e mundur dhe supozuan se ajo do të qëndronte për disa muaj ndërsa ajo po merte trajtimin. Ata e dërguan atë në spitalin e fëmijëve në Ann Arbor për skanime të mëtejshme. Mjekët i gjetën tumor në tru. Me një votim prej tre nga pesë, ata vendosën të përpiqen t’ia heqin atë. Pas disa ditësh, Chika iu nënshtrua një operacioni në tru, ndërsa Mitch dhe Janice prisnin me nervozizëm. Kur kirurgët dolën, atyre iu tha që ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm, pasi nuk e kishin hequr plotësisht tumorin.

Mitch dhe Janice ishin gjithë shpresë se problemi mund të menaxhohej me sukses. Dhe ata ishin të lumtur që vajza e vogël do të qëndronte me ta për aq kohë sa do zgjaste. Ata ishin në të pesëdhjetat dhe pa fëmijë. Janice kishte dashur fëmijë por ata e kishin lënë për shumë vonë. Dhe kjo do të ishte një përvojë e re për ta.

Ditët kaluan. Pastaj një lajm i tmerrshëm erdhi. Tumori i Chika-s ishte një kancer i shkallës 4 dhe shkalla e mbijetesës së saj për më gjatë ishte zero.

Edhe pse ishte kaq e sëmurë, Chika i tregoi Mitch-it se si ta shfrytëzonte të gjithë kohën.

Mitch Albom ishte bërë i famshëm në botë pasi shkruajti një libër të quajtur të “Të Martat me Morin”. Kjo ishte historia e një profesori të preferuar të tij, i cili ishte diagnostikuar me një sëmundje terminale. Libri ishte një kronikë e të martave që Mitch kaloi me Morie ndërsa ai ishte i sëmurë dhe e mençurisë së thellë që ai zotëronte.

Kur Chika shkoi të jetonte me të dhe Janice, ai do të merrte mësime të ngjashme.
Në mëngjesin e tyre të parë me të, ajo u ngrit herët, në orët që zakonisht shkruante Mitch në studimin e tij. Ajo zbriti poshtë dhe i kërkoi Mitch-it mëngjesin. Ajo ishte tejet e uritur. Mitch e bëri asaj një omëletë dhe u ul me të ndërsa ajo hante. Ai kurrë nuk kishte dëshmuar dikë që merrte kohën e vet në një mënyrë të tillë gjatë një vakti siç bënte Chika. Ajo përtypej me gojën plot. Hapte gojën për gjumë. Admironte ngadalë gjërat nëpër dhomë. U desh një orë për të përfunduar. Ai shpejt mësoi se ajo bënte gjithçka në këtë mënyrë – asaj i duhej një jetë për të zgjedhur një palë çorape ose një bluzë.

Mitch kuptoi tani që koha e tij nuk do të ishte e tij, dhe se rutinat e vjetra me të cilat ai dhe Janice ishin rritur parashikohej të ndryshonin. Kështu që ata ecën nën ritmin e saj dhe u bënë vigjilent për botën në një mënyrë të cilën ata pothuajse e kishin harruar plotësisht. Ata filluan të kënaqen duke e kaluar kohën ashtu siç e kalonte Chika – ngadalë.

Një incident në veçanti i kujtoi Mitch të martën e tij me Morrie-n. Chika shpesh shkonte tek dritarja e pasme e shtëpisë së tyre dhe ulej në dysheme, duke studjuar botën e jashtme. Ajo do të ulej për një kohë të gjatë në një marramendje të heshtur, ndërsa anketonte gjithçka në detaje – barin, zogjtë, qiellin dhe pemët që lëkundeshin nga era.

Në mënyrë të ngjashme, Morrie, profesori i sëmurë i Mitch, i drejtohej një dritare në dhomën në të cilën ai kaloi ditët e fundit të jetës së tij. Ai i tha Mitch-it se e vlerësonte shikimin nga ajo dritare më shumë sesa Mitch mund ta imagjinonte, sepse kjo ishte pamja e tij e vetme për botën, e cila e kishte rrethuar atë në sëmundjen e tij. Për Mitch, ajo ishte vetëm një copë qelqi. Për Morrie-n, për Chika-n, ato dritare të drejtonin në çudira.

Ndërsa Chika ndërhynte gjithnjë e më shumë në rutinën e tij të vjetër, dhe jeta u ngadalësua, Mitch reflektoi se gjëja më e çmuar që mund të jepni është koha juaj. Kur e jepni pa menduar – siç bëri ai me Chika-n – e jepni me dashuri.

Mitch mësoi ta shihte botën ndryshe përmes syve të Chika-s.

Ndërsa ajo ngadalësoi botën e Mitch dhe Janice menjëherë, Chika gjithashtu filloi t’i bëjë ata të shohin gjërat përsëri me një tjetër sy. Paksa të zbehur, pasi shumë njerëz në moshën e mesme kështu janë, kjo ishte një dhuratë e vërtetë për ta.

Si shumë fëmijë, një nga gjërat e preferuara të Chika-s ishte të shikonte filmat e Disney-t. Para se secili prej tyre të fillonte, është animacioni i famshëm i Kështjellës së Bukuroshes së Fjetur. Një ditë, Chika e pyeti nëse ishte një kështjellë e vërtetë. Mitch dhe Janice i thanë asaj se ishte, dhe se ata do të shkonin ta shikonin një ditë. Pastaj, një natë, pasi e vunë në gjumë, ata vunë re se si flokët e saj kishin filluar të bien me copëza ndërsa kimioterapia hyri në fuqi. Ata vendosën që të shkonin në Disneyland menjëherë.

Kur mbërritën në park, në vend që t’i ziheshin sytë nga të gjitha hekurudhat dhe rrugët gjigande që ngjiteshin mbi të – Orbiter Astro, Mountain Thunder, dhe, po, Kështjella e Bukuroshes së Fjetur – ajo shikoi drejt një pellgu të vogël nga i cila kishte një rosë gri kishte dalë në shteg. “Shiko, një rosë!”, Bërtiti ajo dhe ndoqi pas.

Midis gjithë këtij spektakli fantastik, ajo kishte zgjedhur një mrekulli të përditshme – mrekullitë që Mitch kishte kohë që nuk kishte arrinte t’i shihte. Prej atij momenti ai filloi t’i shikonte gjërat, si për shembull atë rosë të vogël, me shqyrtim dhe vëmendje të përtërirë.

Chiika ngjalli diçka tek Mitch që fëmijët e tjerë – mbesat dhe nipërit – nuk do të kishin mundur. Atij i ishtë thënë një mijë herë të “Shikonte!” gjërat që ata i kishin vënë re dhe ato gjëra donin që ai t’i vinte re gjithashtu. Në të vërtetë, ai vuri re se “Shiko!” Ishte një nga fjalët më të rëndësishme për një fëmijë. Por ai e kuptoi që tani po shikonte përmes syve të Chika-s si prind, ishte ndryshe, më akute.

Ajo e bëri atë të vërejë rosat e vogla që vraponin, bretkosat që fshiheshin në barërat e këqija, erën që merrte një gjethe që ajo ishte gati ta kapte. Ai filloi të shihte mrekulli kudo, si një poet që percepton botën para se të shkruajë një varg.

Të gjitha këto mrekulli kanë ndodhur në një nivel të cilin Mitch kishte kohë që e kishte harruar. Ky ishte niveli i Chika-s, që do të thoshte fjalë për fjalë: shumë më afër tokës. Atje, ata u mbuluan me gjethe, studionin milingonat në rrugë, dhe u rrokullisën në dëborën e freskët. Chika e rilidhi Mitch-in me natyrën.

Kujdesi për Chika-n demonstroi se çfarë do të thoshte atësia dhe i kujtoi Mitch babin e tij.

Pasi ajo i ishte nënshtruar prej disa kohësh trajtimit me rrezatim, Mitch e mori Chika-n për të takuar babanë e tij, i cili ishte në karrocë në atë kohë dhe nuk ndjehej mirë. Chika u befasua kur mori vesh që Mitch kishte një baba, por ajo e quajti atë Pop Pops dhe e përqafoi atë menjëherë.

Babai i Mitch kishte qenë si prind si një strehëz për mbështetje. Një burrë i qetë dhe dinjitoz, në moshën 17 vjeç, ai do të duhej të kujdesej për familjen e nënës së Mitch, pasi babai i saj vdiq. Ai gatuante mëngjes për të gjithë, vepronte si një figurë atërore ndaj xhaxhait të Mitch, vëllait të vogël të nënës së tij dhe në mënyrë reekte drejtonte familjen. Ai kishte një përgjegjësi të madhe si i ri që ishte, por dinte të përshtatej. Ai u shndërrua në atë lloj personi të cilit të tjerët i drejtoheshin për këshilla, para ose ndihmë.

Një kujtim i babait të tij është më i veçantë për Mitch. Kur ishte rreth gjashtë vjeç, ai shpesh shkonte për të notuar tek liqeni aty pranë. Një herë, ai u zhyt më thellë në ujë dhe dëgjoi disa fëmijë më të rritur që vinin drejt tij duke thënë. “Ta kapim atë!”, dhe Mitch notoi furishëm përsëri në breg, drejt babait të tij që rrinte në ujë. Ai kapi fort belin e babait të tij. Ishte ajo ndjenjë e sigurisë, kur pasi kapi belin e babait të tij, që Mitch do ta shoqëronte me atësinë.

Kishte diçka të tillë, tek ai, që e kishte shtyrë të kujdeset për ata fëmijë në jetimore, dhe më vonë, për Chika-n. Ai e kishte vërejtur këtë ndjesi kur skanoi të gjitha ato fytyrat e vogla në Port-au-Prince. Ai ishte bërë përgjegjës për ta. Çdo fëmijë që rrëzohej në tokë dhe vriste gjurin ose kishte diarre bëhej shqetësimi dhe përgjegjësia e tij. Ai donte të ishte një vend sigurie për ta, ashtu si babai i tij kishte qenë për të.

Kjo ndjenjë u bë më e thellë kur ai u bë kujdestari i Chika-s. Kur e çoi në spital dhe firmosi që ajo t’i nënshtrohej një operacioni potencialisht kërcënues për jetën e trurit, ai ndjeu të njëjtën peshë. Një ditë, kur ai dhe Chika po shëtisnin, në fillim të qëndrimit të saj në SH.B.A., ajo rrëshqiti lehtësit dorën e saj mbi të tijën. Ai mbeti pa fjalë. Ai u ndje më sakrifikues, më vetëmohues, sesa kurrë më parë në jetën e tij. Dhe më e rëndësishmja, ai u ndje, si një baba.

Një ditë, Chika u takua me babanë e saj biologjik dhe kjo ngjalli reflektim të thellë tek Mitch-i.

Pas trajtimit të saj në SH.B.A., Mitch e çoi disa herë Chika-n në Haiti për të vizituar jetimoren. Në një nga këto vizita, Mitch dëgjoi se babai i Chika-s ishte akoma gjallë. Chika nuk e kishte parë babanë e saj, Fedner Jeune, që nga vdekja e nënës së saj. Në fakt, Mitch ishte informuar se ai gjithashtu mund të kishte vdekur. Por ai ishte i gjallë dhe mirë, në një komunë të quajtur Tabarre, dyzet minuta me makinë nga jetimorja.

Kështu që, me diagnozën e Chika-s në mendje, Mitch e mori atë për të takuar babin e saj.

Por së pari, Mitch shkoi në shtëpinë e Fedner dhe u prezantua. Një njeri i shkurtër, i guximshëm, me mustaqe të gjera dhe sy të përgjakur, dukej i ftohtë dhe i heshtur. Mitch i tha që ishte atje për shkak të gjendjes së përkeqësuar të Chika-s dhe pyeti nëse dëshironte ta takonte. Ai gjithashtu e informoi atë për atë që po bënin, për të luftuar kundër kancerit. Ai thjesht tha: “Bëni atë që mendoni se është më mirë për të bërë.” Më shumë dhimbje, Mitch gjithashtu e pyeti nëse ishte e rëndësishme që Chaika të varrosej në Haiti. “Nuk ka rëndësi. Si ta mendoni,”u përgjigj ai.

Kur Mitch e ftoi këtë burrë në jetimore, ai u ul me Chika-n, vajzën e tij, për disa orë ndërsa ajo luante me një kukull. Kur Mitch i shikoi ata, ata dukej se ishin ulur në heshtje, me Fedner-in që i kishte ngulur sytë në oborr.

Kjo përvojë, shqetësuese në shumë mënyra, nxiti reflektim të thellë tek Mitch-i. Nga goditja e apatisë e Federit, ai përjetoi konfliktin dhe dhimbjen e shumë prindërve kujdestarë.
Ai kishte frikë nga lidhja që Fedner mund të krijonte me Chika-n, si babai i saj biologjik. Ai e pyeti veten nëse do të ishte në gjendje ta dorëzonte nëse Fedner do t’i kishte kërkuar vajzën. Në atë pikë, Chika kishte jetuar me Mitch dhe Janice për gati dy vjet, dhe në mendjen e tij ishte shndërruar në një baba.

Por çfarëdo që të thosni dokumentet, arsyetoi ai, mungesa e lidhjeve të gjakut nuk e kishte ndaluar Chikën të zhvillonte një ndjenjë të thellë përkatësie kur ajo ishte me Mitch dhe Janice.

Atij i kujtohet diçka menjëherë pas këtij takimi me Fedner. Një natë, ndërsa ajo po binte në gjumë, Chika e pyeti Mitch-in se çfarë do të bënte ndërsa ajo flinte. “Unë do të lexoj dhe do të mendoj se sa shumë të dua,” u përgjigj ai.Si e përgjumur, Chika murmuriti, “Kjo është ajo që unë do të bëj gjithashtu.” Prindër, prindër kujdestarë – nuk kishte rëndësi. Chika ishte familja.

Pavarësisht vështirësive të tmerrshme, Mitch, Janice dhe Chika luftuan kancerin deri në fund.

Chika luftoi me guxim dhe kanceri i saj ishte mbajtur larg. Diagnoza e saj fillestare i kishte dhënë vetëm katër muaj jetë, megjithatë ajo kishte qenë me Mitch dhe Janice prej 19 vjetësh. Për shkak të trajtimit të rrezatimit, ajo do të kishte qenë në gjendje të jetonte në rehati relative për ca kohë. Por pastaj, mjaft shpejt, ajo filloi të përkeqësohej. Aftësia e saj motorike u përkeqësua dhe ajo nuk mund të qëndronte më në këmbë.

Në dëshpërim, Mitch dhe Janice kërkonin internetin për trajtime alternative. Çdo gjë që mund ta shëronte. Ata gjetën një mundësi të mundshme në Këln, Gjermani. Ata udhëtuan menjëherë dhe morën me qira një apartament të vogël jo larg klinikës. Trajtimi përfshinte krijimin e një përgjigje imune nga qelizat e vetë Chika-s. Ishte shansi i tyre i fundit.

Në këtë kohë Chika u ul në një karrige me rrota, e cila, duke marrë parasysh energjinë dhe kuriozitetin e kësaj vajze të vogël, ishte veçanërisht e vështirë edhe për çiftin. Megjithëse Chika po mundohej shumë, Mitch e kujton atë kohë me dashuri. Ai do ta shtynte rreth Këlnit, të freskët me një qiell me një blu të jashtëzakonshme. Ai e mori atë për të parë Katedralen e Shën Pjetrit, kthesat binjake të së cilës vendoseshin sipër tyre. “Oh jo”, tha ajo ndërsa iu afruan. Mitch e pyeti se çfarë nuk shkonte. “Oh jo, kurrë nuk kam parë diçka të tillë,” u përgjigj ajo.

Në ditë të tilla, ndërsa e shtynte Chika-n rreth qytetit të bukur mesjetar, ai reflektoi mbi pabesueshmërinë e të gjithë skenarit. Këtu ishte kjo vajzë e vogël nga Haiti, duke ngrënë një biskotë në karrocën e saj, e cila kurrë nuk do të kishte vizituar këtë vend të largët, nëse nuk do të kishte qenë për gjendjen në të cilën ajo ndodhej. Ai mendoi se si i ishte dhënë një vajzë kaq e bukur në rrethana të tilla.

Por, sado e dhimbshme, të gjitha së shpejti do të sillnin një fund zemërthyes. Mitch, Janice dhe Chika kaluan një Krishtëlindje të fundit së bashku, në Michigan. Chika, megjithëse ishte shumë e dobët, ngadalë i hapi dhuratat e saj duke pyetur “Çfarë është?” Për secilin artikull. Për ato momente të shkurtra dhe të çmuara, ata ishin një familje.

Më 7 Prill 2017, Chika Jeune ndërroi jetë në mënyrë paqësore, me Mitch dhe Janice përkrah saj, duke i thënë asaj se sa shumë e donin atë, ndërsa fotografi të kohërave më të lumtura – Chika e veshur me syze noti, Chika duke ngrënë akullore – ishin vendosur në një ekran të madh në dhomën e spitalit.

Mesazhi kryesor:

Chika Jeune lindi në 2010 mes katastrofës në Haiti. Duke humbur nënën e saj shumë herët në jetë, ajo kaloi shpejt në përkujdesjen e jetimoreve Port-a-Prince. Këtu ajo u vu nën kujdestarinë e Mitch Albom, i cili kishte marrë përsipër drejtimin e jetimores. Tragjikisht, në moshën tre vjeç, ajo u diagnostikua me një tumor në tru. Ajo u transferua në SHBA për të jetuar me Mitch dhe gruan e tij Janice ndërsa iu nënshtrua trajtimit. Aty, kjo vajzë e vogël i mësoi çiftit mësime të vlefshme për veten dhe jetën. Ajo u kujtoi atyre që ta shikojnë me kujdes botën përreth tyre dhe të shijojnë çdo moment që kishin së bashku.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re