Këshilltari i Departamentit Amerikan te Shtetit Derek Chollet viziton sot Beogradin, për të nxitur rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Turi ballkanik I zyrtarit të lartë synon një marrëveshje përfundimtare, me bazë njohjen e ndërsjellë.

 

Nismën e ka përshëndetur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili ka theksuar se asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor.

 

“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr.”

 

Escobar shtoi se nëse nuk arrihet asociacioni do të diskutohet me partnerë alternativë.

 

“Ajo që është e rëndësishme për publikun që të kuptojë… Po dëgjojmë nga anëtarë shumë konstruktivë të shoqërisë civile, grupe multietnike që duan që kjo të ndodhë, nga organizata hulumtuese që kanë punuar shumë për të parë se si mund të funksionojë kjo që nuk e rrezikon funksionalitetin e Kosovës ose bie ndesh me Kushtetutën apo me ligjet e saj”.

 

Të mërkurën këshilltari Derek Chollet ishte në Prishtinë ku zhvilloi takime me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re