Skip to content

“Chris LaCivita Parashikon Humbjen e PS-së: Rama dhe Biden, Të Paqëndrueshëm dhe Shkatërrues të Ekonomisë!”

Screenshot 20250413 134324 Chrome 750x375 1

“Magjistari” amerikan i PD-së, Chris LaCivita kishte disa këshilla për kandidatët demokratë kur na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare.

LaCivita e krahasoi Ramën me Joe Biden, madje ai në mënyrë befasuese paralajmëroi humbjen e PS-së në zgjedhje.

Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve. Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme”, tha LaCivita.