Skip to content

Ç’i ka ngjarë politikanit serb që nderoi Adem Jasharin?

Pretendohet, së paku nëpërmjet një seti fotosh, se politikani serb që pak ditë më parë habiti Ballkanin duke kryer homazhe te varri i Adem Jasharit, njëherësh duke kërkuar falje për atë që Serbia ia bëri Kosovës në ‘99-ën, është rrahur brutalisht në shenjë hakmarrjeje nga shërbimet serkete serbe(BIA).

Kjo është pohuar nga e bija për median kroate.  Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç, tha se i ati ka shenja paralizimi, veç plagëve të shumta nga goditjet që i janë bërë.

Kujtohet ndërkohë se dy vjte më parë ai dhe është helmuar, si dhe është tentuar të vritet, duke mbetur i plagosur, nga një bombë që iu vendos në automjet, ngjarje e ndodhur në vitin 2010.