Koreja e Veriut kërkon të krijojë një arsenal bërthamor të besueshëm, për të kërcënuar SHBA-në, jo thjesht për të krijuar një “stoli” për të mbrojtur regjimin e Kim Jong-Un, konfirmoi sot drejtori i CIA-s.
“Kim Jong-Un nuk do të ndalojë me një test të vetëm të suksesshëm”, theksoi Mike Pompeo para Institutit amerikan të Biznesit.
“Etapa e ardhshme logjike do të jetë zhvillimi i një arsenali armësh, që nuk do të jetë një raketë e vetme, një stoli, as diçka që do ta tregojë gjatë një parade”, shtoi ai.
“Drejtuesi koreano-verior kërkon të ketë kapacitetet e nevojshme për të kryer disa lëshime të këtyre raketave në të njëjtën kohë”, theksoi kreu i agjencisë amerikane të shërbimit sekret.
Sipas tij, CIA mendon se Pheniani kërkon të jetë më shumë se thjesht një kërcënim teorik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re