Nëse Kim Jong-un i Koresë së Veriut, papritmas zhduket ose vdes, CIA nuk do të thotë asnjë fjalë, deklaron drejtori i saj. Mike Pompeo u tha zyrtarëve të sigurisë në një konferencë në Uashington se agjencia e spiunazhit nuk do të thoshte publikisht asgjë që ka të bëjë më atë që ndodh në shtetin komunist.
“Me gjithë respektin, nëse Kim Jong-un duhet të zhduket, duke pasur paraysh historinë e CIA-s, unë nuk do të flas rreth kësaj çështjeje”, tha ai për Forumin për Mbrojtjen e Democracisë. Pompeo po i referohej historisë së agjencisë amerikane për përfshirjen në komplote për të përmbysur udhëheqës në vende si Irani, Kongo dhe Kili, shkruan tvklan.al.
Kjo vjen muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se CIA kishte tentuar të vriste zotin Kim me ndihmën e agjencive të inteligjencës së Koresë së Jugut. Ajo nuk dha ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimin e saj. Pompeo paralajmëroi gjithsesi se Koreja e Veriut është vetëm disa muaj larg nga përsosja e aftësive të saj bërthamore dhe tha se Donald Trump ishte i përgatitur të përdorte forcën ushtarake kundër shtetit komunist nëse do të ishte e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re