Dhimbje e dëshpërim për vdekjen e Giuseppe Tucci-t, zjarrfikësit 34-vjeçar italian i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në agoni, pasi u dhunua barbarisht nga shqiptari Klajdi Mjeshtri, jashtë një diskoteke në Rimini. Babai i tij, Carlo Tucci ka publikuar një foto të ndjerë ku bashkë me të shoqen puthin për herë të fundit djalin e tyre, i cili nuk u rezistoi dot plagëve të marra.

 

“Ciao Peppe. Asgjë dhe askush nuk do të mundet kurrë të na ngushëllojë. I vetmi shpjegim që duam t’i japim vetes për të kuptuar këtë tragjedi është se të shtunën në mbrëmje ti takove një djall. Ndërkohë që shumë engjëj po të prisnin për t’i shpëtuar dhe do të vijojnë rrugëtimin e tyre në Tokë falë teje. Të përqafojmë fort mami dhe babi”, -shkruan ai i pikëlluar, duke bërë që ky mesazh i dhimbshëm të shpërndahet kudo.

 

Familja Tucci dha aprovimin e saj për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit, siç kishte qenë dhe dëshira e tij, duke bërë që edhe pas vdekjes të mund të kontribuojë në shpëtimin e jetëve të tjera. Funerali i të riut u mbajt në Foggia, vendlindja e tij./Living.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re