Askush nuk e mendon ndarjen teksa jetohet një histori dashurie,
madje dashuria e madhe për njëri-tjetrin shtyn shumë çifte të bëjnë
tatuazh emrat e partnerëve ose fytyrat e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me
disa VIP-a shqiptarë të cilët kanë vendosur të gdhendin dashurinë për
partnerin ose partneren në trup, por më vonë janë ndarë e me siguri janë
penduar.

E nisim me rastin më të fundit, ndarjen e Robert Berishës dhe Nora
Istrefit. Prej vitesh Roberti emrin e Norës e ka tatuazh në krahë me
shkronja të mëdha. Pas ndarjes, jemi kuriozë nëse Roberti do e heqë
tatuazhin apo do e mbajë si kujtim të dashurisë së tyre 13-vjeçare.

Ndarja e Morena Tarakut dhe miliarderit iranian. Në vetëm pak javë
lidhje, dyshja vendosi të bëjë emrat e njëri-tjetrit tatuazh në krahë.

Por nuk zgjati shumë dhe së fundmi janë ndarë ndërkohë që emrat i
kanë ende të gdhendur si shenjë dashurie. Ç’do bëhet me tatuazhet tani
pas ndarjes?

Emrat e njëri-tjetrit kanë shkruajtur gjithashtu edhe Jonida Maliqi
dhe bashkëshorti i saj në gishtin ku vendoset rrethi i martesës.

Mirëpo vitin e kaluar ata u divorcuan dhe siç kemi parë nga fotot e
publikuara nga Jonida, ajo tashmë tatuazhin e fsheh duke mbajtur një
unazë të madhe.

Dafina Zeqiri është përfolur shumë për lidhjet e dashurisë, por vetëm
njërit ajo i ka kushtuar tatuazh. Këngëtarja ka shkruar shkronjën e
parë të emrit të Krenar Çoçajt kur ata ishin në një lidhje.

Pas ndarjes Dafina u mundua ta mbulojë duke bërë një tatuazh kafkë, por shkronja “K” duke ende.

Dashurinë e madhe e ka shprehur duke gdhendur emrin e saj në trup
edhe ish-i dashuri i Adelina Tahirit. 5 vite më parë këngëtarja ishte në
një lidhje me një djalë identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, por ai i
kushtoi Adelinës një tatuazh me emrin e saj.

Sot ata janë ndarë dhe Adelina siç dihet është martuar me avokatin maqedonas.

Ndërsa Noizy prej vitesh mbante në krah portretin e mamasë së Leandrës, vajzës së tij.

Siç dihet ata janë ndarë dhe vitin e kaluar reperi e hoqi këtë tatuazh. Në vend të tij ai pikturoi një mikrofon dhe kurorë.

Edhe Xheni e BB gjatë kohës kur ishte e lidhur me Benardin, dashurinë
për të e shprehu me një tatuazh në krah ku shkruante “Ti për mua, unë
për ty”. Çifti u nda pas disa muajsh ndërsa Xheni vazhdon ta ketë ende
tatuazhin./Xing.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re