Skip to content

Çifti i zezakëve anglez, fiksohet me muzikën shqiptare dhe e bën atë virale

LONDËR – Një çift anglez i cili është shumë i njohur në botën virale të internetit, ku numërojnë me mijëra ndjeksa në instagram, si dhe posedojnë një kanal në youtube, mesa duket është fiksuar më muzikën  e vendit tonë.

Në kanalet e tyre në youtube të quajtura ‘ Babatunde Ogunsina’ i djalit, dhe ‘ ShadeyBangs’ i vajzës, ata postojnë këngë të vendeve të ndryshme në botë, dhe reagimet e mendimet e tyre për to.

Videot e tyre kapin mbi 100.000 shikues, dhe vitin e fundit çifti mesa shihet është ndalur tek muzika shqiptare.

Ata shihet se e pëlqejnë shumë muzikën tonë, dhe kanë krijuar video të ndryshme ku krijojnë sfida midis muzikës shqiptare, dhe asaj greke, serbe, angelze, amerikane e kështu me rradhe, ku ata i dëgjojnë këto këngë, e më pas vendosin se cili vend prodhon muzikën më të bukur.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xGJENuAro4I]

Pothuajse në të tëra sfidat, çifti anglez përzgjedh si fitues muzikën shqiptare.

Kjo ka bërë që ata të kenë një numër të madh komentesh dhe fansash shqiptarë, muajin e kaluar çifti tha se dëshironte që të vizitonte shqipërinë, pasi gjuha shqipe i’u dukej si një nga gjuhët më të bukura në botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=O1rtLl6IZFM]

E.C/Dosja.al