Ata kaluan aq mirë në Shqipëri , saqë vendosën ta zgjasin qëndrimin edhe për një javë. Bëhet fjalë për çift italian me pushime në Durrës i magjepsur nga bukuria e bregdetit shqiptar dhe mbi të gjitha nga çmimet mjaft konkurruese në krahasim me ato të Italise.

 

“ E zgjatëm qëndrimin me një jave, por këtë gjë nuk mund ta kishim bërë në Itali ”, deklaroi Piergiorgio De Leonardis në mikrofonat e emisionit të mëngjesit në televizionin prestigjoz Canale 5” ,.

 

 

Dy bashkëshortët, shkruan tgcom, nuk gjetën asgjë në Shqipëri që nuk do të gjendej në Itali, por Shqiperia u tregua “e përshtatshme për nevojat dhe xhepat e tyre “, sic vetë ata thanë për Canale 5 .

 

“Tani është bërë e vështirë të bëjmë një pushim kaq të gjatë me kursimet tona në Itali. Përtej bukurisë së zonës, ne kemi gjetur njerëz shumë të mirë këtu. Cmimet jane gati trefish me lire sesa ne vendin tone”, thotë De Leonardis.

 

Shqipëria ofron disa opsione, mund të qëndroni në një hotel me 5 yje, por edhe në një apartament.

 

“ Mund të shpenzoni nga 20 deri në 50 euro në ditë për një natë në hotel , ndërsa në plazh shezlongët me çadra nuk i kalojnë asnjëherë dhjetë euro”, përfundon ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re