ANGLI – Njerëzit me sindromën Down janë tej mase të paragjykuar nga opinioni publik, si njerëz të pa aftë për të komunikuar dhe për t’ja dalë mbanë në shoqërinë e sotme.

Merreni me mend sa të vështirë mund ta kenë këta njerëz për të ndërtuar raporte apo marrëdhënie dashurore me njerëzit e tjërë.

Aq më tëpër nëse edhe partneri i tyre vuan nga e njëjta sindromë si ta.

Martesa e Marianne dhe Tommy Pilling ishte e para e llojit të saj,  në Mbretërinë e Bashkuar.

Marianne dhe Tommy Pilling
Marianne dhe Tommy Pilling

Çifti u njoh në kishën e qytetit të tyre, në vitin 1991.

Ata dolën së bashku për 18 muaj me rradhë, përpara se Tommy t’i kërkonte Mariannës të bëhej bashkëshortja e tij.

Pak kohë më vonë, u zhvillua edhe dasma.

Martesa e tyre nuk u prit aspak mirë nga opinioni publik, dhe të tërë e shihnin atë me skepticizëm dhe mendonin se ajo nuk do të zgjaste gjatë.

Por mesa duket, çifti i tregoi të tërëve të kundërtën, pasi tashmë ata festojnë 27-vjetorin e martesës.

Burimi:Thinkinghumanity

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re