Një Çift hoqi dorë nga karrierat  e tyre të suksesshme dhe shitën shtëpinë e tyre në mënyrë që ata të mund të udhëtonin në botë dhe të kalonin kohë “si familje” me dy djemtë e tyre.
Andrea dhe Ben Williams, nga Cardiff, Uellsi, tani planifikojnë të vizitojnë vendet ekzotike anembanë globit me djem, Ethan, shtatë dhe Alex, pesë, gjatë disa muajve të ardhshëm.
Deri më tani, familja ka nisur udhëtime në Itali, Spanjë, Francë, Belgjikë, Meksikë dhe Karaibe – por tani po planifikojnë një udhëtim edhe më të madh.
Andrea, 36 vjeç, dhe Ben kanë vendosur të shesin shtëpinë  dhe të përdorin paratë për të udhëtuar me djemtë e tyre dhe për t’u rikthyer në Australi. Familja tani do të shkojë në Dubai, Afrikën e Jugut, Sydney dhe Bregun e Artë, përpara se të vendoset në Oz në janar.
Andrea, e cila ka lindur në Afrikë, thotë se ajo ka udhëtuar shumë me prindërit e saj si fëmijë. Familja u kthye në Britani të Madhe kur ajo ishte tetë vjeç, përpara se ata të zhvendoseshin në Australi në 1997. Më vonë u kthye në Uells për të filluar një familje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re