Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua ditën e sotme nga ana e Policisë greke, e cila njoftoi se kishte arrestuar 3 qytetarë, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një kroat, si dhe një tjetër shtetas ishte shpallur në kërkim.

Mësohet nga mediat greke, se bëhet fjalë për një dy shqiptarë, një burrë 45 vjeç dhe një grua 35 vjeçe, të cilët përdornin arushë prej pellushi për transportin e drogës.

Shqiptari i arrestuar, quhet Adrian dhe është 45-vjeç. Ai njihej në sheshet e Athinës dhe Mykonos me emrin e koduar “Marsi” dhe bashkëpunëtorja e tij është një grua bionde, e cila identifikohej si “Nela” dhe ishte 35-vjeçe.

Në fakt, gruaja bionde ishte ajo që merrte përsipër transportimin e kokainës me arushët e kuq ‘për t’i hedhur hi syve të autoriteteve.’

Por pasditja e 29 janarit ishte transferimi i fundit i kokainës që ata bënë nga Athina në Mykonos, pasi  Prokuroria e Drogave të Autoritetit Portual të Mykonos në bashkëpunim me Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme të Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Barnave të Selanikut, bllokuan çiftin sapo zbritën nga anija dhe i vunë në pranga.

Në pyetjet përkatëse në polici, e akuzuara deklaroi se ajo kishte transportuar një arush pellushi brenda të cilit kishte futur  317.35 gram kokaine, si dhe 600 euro.

Ata u vunë menjëherë në pranga ndërsa hetimet e dy shërbimeve vazhdojnë për të gjetur anëtarët e tjerë të qarkut dhe klientelën e tyre.

Ky operacion i madh antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në Greqi, në kuadër të të cilit u  sekuestrua një sasi e madhe kokaine.Sipas mediave greke bëhet fjalë për 300 kilogramë kokainë të kapura nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Selanikut dhe DEA-n amerikane.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re