Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen. Pavarësisht frikës  ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale.

Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur. Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit

Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit apo filmimet pranë Kishës  për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm  të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Përhapja e Koronavirusit  ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re