Kemi dëgjuar plot histori të çifteve që janë ndarë disa orë ditë, apo
edhe muaj pas martesës, por me minuta…këtë nuk e kishim dëgjuar.

E kjo ka ndodhur në Kuvajt. Ky çift është bërë ai që ka shënuar martesën më të shkurtër të vitit 2019.

Pasi u martuan para gjyqtarit në dalje të ndërtesës ku u krye martesa, ndodh diçka.

Shkak bëhet veshja gruas dhe burri e fyen duke i thënë budallaqe.

Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë.

Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin.

“Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re