Cigaret elektronike mund të jenë një alternativë më e shëndetshme për pirjen e duhanit, por kjo nuk do të thotë se janë të padëmshme.
Një studim i ri gjithashtu zbuloi se aromatizuesit që përdoren në cigaret elektrike mund të dëmtojë zemrën. Ekipi hulumtues identifikoi një numër kimikatesh të përdorura si shije në lëngjet e cigareve elektronike, duke përfshirë kanellën dhe agrumet, e që mund të dëmtojnë funksionin e qelizave të muskujve të zemrës.
Që nga futja e tyre në tregun amerikan rreth një dekadë më parë, cigaret elektronike janë rritur në popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve. Sipas një raporti të vitit 2016 nga Kirurgu i Përgjithshëm, përdorimi i cigareve nga nxënësit e shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara u rrit në 900 përqind në mes të vitit 2011 dhe 2015.
Pajisjet me bateri shpesh tregtohen si një alternativë më e sigurt ndaj cigareve konvencionale. Sidoqoftë, shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë rreziqet e mundshme të tyre.
Studimet e fundit të raportuara nga Medical News Today kanë lidhur përdorimin e cigareve me rritjen e rrezikut kardiovaskular dhe aktivitetin jonormal kardiak. Studime të tilla kanë treguar nikotinën në lëngjet e cigareve elektronike si shkak i mundshëm i rrezikut. io

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re