Një njeri i armatosur vrau një polic dhe dy të tjerë në një spital të Çikagos para se të vritet, thanë zyrtarët.

Ai i nisi të shtënat në parkingun dhe hyrjen e spitalit, për të vijuar në holli, sipas asaj se ç’kanë rrëfyer dëshmitarët në stacione televizive lokale.

Viktima e parë qe polici Samuel Jimenez. I dyti një mjek. Për tre tretin ende nuk ka të dhëna. Ndërsa i katërti qe vetë sulmuesi, për të cilin ende nuk duhet nëse u vra apo u vetëvra. Nuk dihet as identiteti i aij apo arsyet e çmendurisë. Nga incidenti pati dhe katër të plagosur.

Kështu, krimi në Amerikë, ai i llojit “të shtëna në turmë”, nga shkollat apo ambientet e tjera publike, ka kaluar kësaj here në ambiente spitalore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re