Një person i paidentifikuar u ngjit në Kullën Trump në Çikago duke kërkuar të fliste me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe mediat.

Një person në të 20-at e tij dhe thuhet se është një anëtar i lëvizjes Black Lives, u ngjit në Kullën e Chicago Trump të dielën rreth orës 5.30 pasdite dhe u var në litar. Ai ishte aty për orë të tëra ndërsa policia u përpoq ta bindte atë të zbriste, shkruan The New York Post

Policia tha se ai kërcënoi të bënte vetëvrasje nëse nuk do të fliste me Donald Trump.

Në videot që u shfaqën në rrjetet sociale, personi mund të shihet i varur në një litar portokalli, duke pretenduar të jetë anëtar i lëvizjes dhe të ketë një mesazh për Trump.

“Unë nuk dua të vdes, por nëse dikush përpiqet ta tërheq këtë litar, unë do të kërcej dhe do të vdes”, tha ai.

Siç thuhet, ai e filmoi veten me një aparat fotografik dhe i dha ato deklarata, dhe gjithçka u transmetua drejtpërdrejt në Facebook.

“Unë kam një thikë. Nëse dikush tërheq litarin, unë do ta pres”, tha djali.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re