Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në një lidhje live në News 24, ka folur edhe një herë për amnistinë penale dhe atë ç’ka ajo përmban.

Alibeaj tha nga kjo amnisti, do të përfitojë edhe një grup njerëzish që akuzohen për korrupsion dhe që po i heton SPAK.

Po ashtu do të përfitojnë nga ndjekja penale dhe i ulet dënimi atyre që janë dënuar nga GJKKO.

“Sipas versionit të qeverisë, edhe sipas amendamentit, u jepet mundësia të përfitojnë nga amnistia një grup njerëzish që akuzohet për korrupsion  dhe që po i heton SPAK. Përfitojnë nga ndjekia penale dhe i ulet dënimi atyre që janë dënuar nga GJKKO. 2 vjet nëse janë zonja dhe 1.5 nëse janë zotërinj” tha Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re