Përdorimi i maksave duket se për një kohë të gjatë do të jetë prezente të jetët tona. Shumë vende të botës e kanë kthyer në detyrim përdorimin e maskave në vende të mbyllura.

Ekspertët thonë se maskat pengojnë përhapjen e infeksionit dhe ndalojnë që të jenë transportues asimptomatikët.

Ndërkohë, të gjithë mund të pyesim, cila është maska që më mbron më mirë?

Babak Javid, një këshilltar për sëmundjet infektive në Spitalin Universitar të Kembrixhit, thotë se shtetet duhet ta aplikojnë seriozisht përdorimin e maskave.

“Maskat prej lecke zvogëlojnë sasinë e spërklave që përhapim te të tjerët. Ato mund të ofrojnë një vetë-mbrojtje të arsyeshme, por jo aq të lartë sa ato mjekësore “, ka thënë Babak Javid.

Kështu llojet e maskave kanë edhe nivele të ndryshme të mbrojtjes. Një maskë pa filtër, që prodhohen kryesisht nga rrobaqepësit mund të sigurojë mbrojtje prej 70 deri 80 përqind.

Maska me një shtresë të dyfishtë ose të trefishtë kanë një mbrojtje më të mirë.

Maska pluhuri

Kjo maskë zakonisht përdoret nga punëtorët e ndërtimit ose dekoruesit për të penguar thithjen e grimcave të pluhurit.

Por ashtu sipas ekspertëve ato mund të minimizojnë rrezikun për të tjerët nëse keni koronavirus.

Maskat kirurgjikale

Këto maska ​​mund të duken të holla, por ato janë bërë me dy copë leckë midis një filtri plastik.

Në të kaluarën mjekët i kanë veshur këto për t’i ndaluar ato të kalojnë në mikrobet te pacientët. Ato mund të përdoren edhe për tu mbrojtur nga koronavirusi, por ekspertët sugjerojnë se para se ti blini duhet të siguroheni nëse janë të certifikuara.

Mos gaboni të përdorni një maskë “Trikini”

Kjo maskë përputhet me materialin që përdoret për rrobat e banjos dhe është shitur pasi u projektua për pak argëtim.

Trikini” u krijua si shaka nga Tiziana Scaramuzzo, vajza e së cilës është fotografuar duke e modeluar atë.

Tani biznesi i Tiziana, Elexa Beachëear, në Senigallia në bregdetin e Adriatikut në Itali është kritikuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re