Ilaçi Bisolvon po tregtohet me çmime të ndryshme në farmaci të ndryshme, në disa raste edhe me diferenca të mëdha në çmim.

“Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën. Këto dy kuti kanë të dyja nga 20 tableta, të dyja nga 8 mg. Të dyja i njëjti prodhim, nga e njëjta kompani, prodhuar në të njëjtën ditë, i njëjti lot. Në dy farmaci ngjitur me njëra-tjetrën ka këtë diferencë në çmim.
Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?”, shkruan Renaldo Salianji, ku siç shihet edhe nga foto kutia e parë kushton 286 lekë të reja, ndërsa në kutinë e dytë çmimi trefishohet duke arritur shifrën 713 lekë të reja.

Pullat e çmimeve me të cilat tregtohen barnat vendosen nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re