Dinamika e jetës dhe stresi mund të paraqesin ngarkesë të madhe për individë, për shkak të të cilave shfaqen mospërputhje të ndryshme.
Të dhënat e fundit kanë treguar se presioni ndikon në cilësinë e jetës dhe rrit rrezikun nga vdekja e parakohshme deri në tre herë.
Studimi është kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të shëndetit Eunice Kennedy Shriver nga Merilend. Aty janë analizuar 3410 persona të rritur në periudha ndërmjet viteve 1952 dhe 1967, 1968 dhe 1990, si në vitet 1991 dhe 2011. Kur filloi hulumtimi, të anketuarit kishin një mesatare prej 50 vjetësh.
Rezultatet e gjetura treguan se në meshkuj rreziku nga vdekja e papritur u rrit për tri herë, dhe për gratë për 50%.
Personat që vuajnë nga depresioni janë më të prirë për zhvillimin e shumëllojshmërisë së sëmundjeve, si për shembull, sklerozave të shumëfishta, artritit, dhe madje edhe disa lloje të kancerit.
Disa prej tyre kanë një jetë jetësore të pashëndetshme si ushqimi i njëtrajtshëm, mungesa e aktiviteteve fizike, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanit që mund të ndikojnë keq në shëndetin.
Personat që vuajnë nga depresioni ankohen për ndryshimin e disponimit, mungesë të gjumit dhe energjisë, si dhe disa simptoma të tjera për të shkak të të cilave ata nuk mund të funksionojnë ashtu siç duhet.
Hulumtimi është publikuar në gazetën Canadian Medical Association Journal. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re