Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që i mëshojnë gazit gjatë drejtimit të makinës. Rrugët nacionale por edhe ato brenda kryeqytetit bëhen “pista garimi”, një problematikë kjo e kahershme.

Por cilat janë rrugët që të rinjtë i përdorin rëndom për të bërë gara shpejtësie.

Nga vëzhgimet policore rezulton se autostradat Tiranë- Elbasan e Tiranë- Durrës mbeten dy prej pikave ku të rinjtë ecin me shpejtësi të larta. Një tjetër segment i rrezikshëm mbetet aksi i unazës së madhe që të çon drejt autostradës Tiranë- Elbasan, një rrugë që përdoret rëndom për të bërë ‘gara shpejtësie’

Ndërkohë bulevardi Migjeni (rrugë e inaguruar vitin që lamë pas) është një tjetër aks rrugor që përdoret për gara shpejtësie, duke u bërë i rrezikshëm jo vetëm për automjetet por edhe kalimtarët. Një tjetër zonë e cila përdoret për gara e ‘drift’ mbetet rruga ‘Nënë Tereza’ në Kamëz.

Vetëm në muajin që lamë pas, policia ka ndëshkuar me gjoba për tejkalim shpejtësie afro 600 drejtues automjetesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re