Vetëm një për qind e grave dinë t’i identifikojnë simptomat e kancerit të vezoreve, sipas një anketimi të ri.
Vetëm një nga 100 gra të anketuara në Angli e kishin ditur se nevoja për të urinuar më shumë kishte qenë shenjë e zakonshme e kësaj sëmundje.
Ndërkohë, katër nga pesë gra nuk kishin qenë të informuara se dhimbja abdominale mund të vjen si pasojë e këtij kanceri.
Vetëm tre për qind prej tyre e kishin ditur se ndjenjat e ngopjes janë simptomë, ndërsa vetëm 21 për qind e kishin ditur se fryrja e barkut është gjithashtu simptomë e kancerit të vezoreve.
Cilat janë shenjat më të zakonshme të kancerit të vezoreve?
– Dhimbja abdominale
– Fryrja e barkut
– Probleme me ngrënien, ndiheni e ngopur menjëherë
– Keni nevojë të urinoni më shpejt
– Ndiheni tejet e lodhur, keni humbje peshe apo humbje apetiti
– Kontrollohuni me doktorin nëse keni gjakderdhje pas-menopauzës
Vlen të ceket se vetëm në Angli çdo ditë vdesin 11 gra nga kjo sëmundje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re