Dr.Gerald KOLA

(Mjek interist)

Gishtat e tamburit janë ndryshime poshtë dhe afër thonjve të duarve. Shtrati i thoit zbutet dhe thonjtë duket sikur zhyten duke krijuar një kënd më të mprehtë, në këtë mënyrë pjesa e fundit e thoit duket më e madhe dhe më kuqe.

Tamburizimi i gishtave mund të ndodhë shpejt apo brenda disa javëve!

Cilat janë shkaqet?

– shkaku më i shpeshtë është kanceri i mushkërive

– sëmundjet e zemrës dhe mushkërive në të cilat reduktohet sasia e oksigjenit

– defektet e lindura të zemrës

– infeksionet kronike të mushkërive në personat që vuajnë nga bronkoektazia, fibroza cistike, etj.

– fibroza e mushkërive

– endokarditi infektiv

Sëmundje të tjera:

– celiakia

– cirroza e mëlçisë

– Sëmundje të tiroides ( M. Graves)

– kancere të tjerë si ai i mëlçisë, gastrointestinal, limfoma Hodkin, etj.

Kujdes!

Gishtat e tamburit janë një shenjë që nuk duhet neglizhuar pasi mund të jetë prezantim i një patologjie serioze. Konsultohuni me mjekun tuaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko