Ushqimi i shëndetshëm dhe zgjedhjet tuaja dietike luajnë një rol të rëndësishëm kur flasim për sëmundje kronike si përshembull infeksioni i zorrës së trashë.

Infeksioni i zorrës së trashë ose koliti është një lloj i zakonshëm i infeksionit si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Në varësi të ashpërsisë dhe llojit, infeksioni i zorrës së trashë mund edhe të marrë një formë të kancerit të zorrës së trashë.

Për të zvogëluar rrezikun e infeksionit është e rëndësishme të merren disa masa paraprake, që lidhen me ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes.

Njihuni me ushqimet e shëndetshme dhe ato të dëmshme që ndikojnë në infeksionin e zorrës së trashë.

Të dëmshme Sheqeri

Ushqimet që përmban një sasi të lartë sheqeri nuk konsiderohen asnjëherë si të mira për shëndetin. Mund të çojnë në probleme të ndryshme shëndetësore si diabeti, mbipesha dhe madje edhe infeksioni i zorrës së trashë. Studiuesit kanë gjetur një lidhje të drejtpërdrejtë të konsumit të produkteve të ëmbla me sëmundjet e zorrës së trashë. Sheqeri është i lartë në kalori, me përmbajtje zero ushqyese. Pra, kufizimi i konsumit tuaj të sheqerit është një mundësi ideale për t’u mbrojtur nga infeksioni i zorrës së trashë.

 

Ushqim i përpunuar

Ushqimi i përpunuar, i cili është me vaj, pikant dhe përmban një sasi të lartë të yndyrës së ngopur konsiderohet i dëmshëm për shëndetin tuaj të zorrës së trashë. Për më tepër, llojet e ndryshme të kimikateve përdoren për të ruajtur dhe përpunuar produkte të tilla ushqimore që nuk janë të mira për stomakun tuaj, si dhe zorrën tuaj. Konsumimi i ushqimit të përpunuar është edhe më i keq për shëndetin e zemrës tuaj.

Kafeina dhe alkooli

Të pish një filxhan kafe në ditë nuk është e keqe, problemi i vërtetë fillon kur t’i  krijon varësi prej saj. Konsumimi i tepërt i kafeinës ose alkoolit mund të irritojë stomakun tuaj, duke shkaktuar kështu infeksion.

Të shëndetshme Fasulet

Të pasura me fibra, Vitaminë E, Vitaminë B dhe proteina, fasulet janë jashtëzakonisht të shëndetshme për shëndetin tuaj të zorrës së trashë. Ato gjithashtu përmbajnë komponime të quajtura flavonoide, të cilat mund të jenë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve inflamatore, si infeksioni i zorrës së trashë. Fasulet gjithashtu ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të trupit, pasi janë të pasura me antioksidantë.

Farat e lirit

Ato përmbajnë  lëndë ushqyese dhe fibra dietike dhe janë një ushqim i shkëlqyeshëm, që kontribuojnë për një zorrë të trashë të shëndetshme. Ndihmojnë gjithashtu në largimin e toksinave nga zorrët dhe në problemet me tretjen.

Papaja

Nëse shpesh vuani nga probleme që lidhen me stomakun, atëherë përfshini Papaja-n në dietën tuaj. Njerëzit të cilët kanë probleme me kapsllikun ose të lidhura me tretjen, gjithmonë këshillohen të hanë këtë frut. Papaja përmban lubrifikantë dhe enzima speciale që pastrojnë zorrën e trashë dhe ju mbajnë të shëndetshëm.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re