Tërshëra, e njohur ndryshe si mbretëresha e drithërave, është një ushqim që konsumohet prej afro 4000 vjetësh. Ajo është e pasur me proteina, yndyrna të pangopura, vitamina, antioksidantë dhe shumë ushqyes të rëndësishëm për organizmin.

1.Përmirëson sitemin tretës: Tërshëra përmban shumë fibra të tretshme të cilat përmirësojnë aktivitetin e sistemit tretës.

2.Ul nivelin e lartë të kolesterolit: Acid linoleik dhe fibrat e tretshme të tërshërës reduktojnë nivelin e triglecerideve dhe kolesterolit të keq në gjak, duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e sëmundjeve të tilla si arterioksleroza, infarkti dhe hemoragjia cerebrale.

3.Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: Konsumi i tërshërës redukton nivelin e sheqerit në gjak, pasi ajo arrin të përthithë glukozën në organizëm.

4.Krijon ndjesinë e ngopjes: Mjekët rekomandojnë një mëngjes me tërshërë për të krijuar ndjesinë e ngopjes.

5.Ndihmon rënien nga pesha: Personat të cilët duan të ushqehen shëndetshëm dhe të humbasin peshë, duhet të fillojnë sa më parë tërshërën pasi përbërësit e saj ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe frenojnë urinë.

5.Ndihmon sistemin nervor: Një ndër përbërësit kryesorë të tërshërës është kompleksi i vitaminës B, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për sistemin nervor qendror.

6.Parandalon problemet e tiroides: Tërshëra nuk duhet të mungojë kurrsesi në dietën e personave që vuajnë nga tirodet, sidomos nëse janë të diagnostikuar me hipertiroidizëm, një rritje patologjike e gjëndrës tiroide.

7.Forcon sistemin imunitar: Tërshëra përmban beta-glukan, një substancë e rëndësishme që ndihmon qelizat imunitare dhe lufton infeksionet.

8.Ka veti diuretike: Duke qenë se tërshëra përmban shumë sicilic, ajo arrin të eleminojë acidin urik dhe lëngjet e tjera toksike.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re