Natyrisht, do ti bëni shumë mirë shëndetit tuaj nëse e ulni konsumin e mishit. Ne ju rekomandojmë të hani mish vetëm tri herë në javë, dhe në njërin prej vakteve ushqyese të futni konsmunin e peshkut.

Si të zgjedhni mishin

Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e mishit, por edhe si ta përgatitni atë dhe çfarë lloji e bleni. Zgjedhni mishin me sa më pak yndyrë, përpiquni t’ia heqni lëkurën (sidomos) dhe përdorni sa më pak yndyrë qoftë gjatë zierjes apo fërgimit.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të dini se nga vjen mishi. Bleni mish nga prodhime vendore, veçanërisht nëse e dini se si ushqehen ato kafshë dhe në çfarë kullota. Mishi është një burim i pasur i proteinave dhe acideve yndyrore që janë të rëndësishme në të ushqyerit e njerëzve. Nëse jeni adhurues i mishit, përpiquni të hani sa më shëndetshëm dhe shmanguni nga ushqimet e përpunuara industriale.

Peshku

Sigurisht që keni supozuar edhe ju se mishi i peshkut renditet në vend të parë. Paraqet një nga llojet e mishit më të shëndetshëm në planet. Jo vetëm që shquhet si burim i shkëlqyer i proteinave, por është edhe i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë thelbësore për sistemin tonë nervor dhe trurin.

Peshku si salmoni, skumbri dhe toni, përmbajnë shumicën e nevojshme të acideve yndyrore, grupin e vitaminës B, vitamin D dhe kalcium. Nëse i konsumoni peshqit me eshtra do ti siguroni trupit minerale si dhe acidin hialuronik, të rëndësishme për shëndetin e eshtrave. Sigurisht kërkohet kujdes gjatë zgjedhjes së peshkut, sidomos nëse është shumë i gjallë, apo mishi të jetë i kontaminuar.

Mish pule dhe gjeldeti

Nëse dëshironi mish të shëndetshëm dhe me nivel të ulët të yndyrnave, zgjedhja është mish pule dhe gjeldeti. Mishi i bardhë i pulës është një burim i shkëlqyer i proteinave (8-9 gr në 30 gr mish). Mishi i pulës me ngjyrë më të errët (psh. nga kofshët) përmban pak më shumë yndyrë, por edhe vitamin D dhe vitamina nga grupi B. Gjeldeti ka më shumë kalori dhe proteina në gram, përmban edhe triptofan, aminoacide që shkaktojnë përgjumje.

Nëse doni të bleni mish pule dhe gjeldeti, ju sugjerojmë ti gjeni në fermerë lokalë, të cilët i ushqejnë shëndetshëm pasi ushqimet e tilla janë të shëndetshme e jo ato të ofruara nëpër tregje të caktuara.

Mish lope

Edhepse mishi i lopës ka më shumë yndyrna të ngopura, mishi i pastërt i viçit është një burim i mirë i proteinave, vetëm përpiquni ta përgatitni me sa më pak yndyrë. Gjithashtu një burim i shkëlqyer i hekurit është edhe mëlçia e viçit. Natyrisht, tentoni të bleni ushqime vendore apo mish organik.

Mishi i kafshëve të egra

Mishi i kafshëve të egra është një zgjedhje shumë e shëndetshme: fazanë, lepuj, rosa të egra, pëllumba… Ky lloj mishi zakonisht përmban më pak kalori dhe yndyrna të ngopura. Ato përmbajnë më shumë acide yndyrore omega-3 (vetëm sigurohuni që mishi të jetë i verifikuar dhe testuar).

Mish brumbulli

Po, edhe brumbujt janë të ngrënshëm. Hulumtuesit nga Pekini kanë konstatuar se ky lloj mishi është më i mirë dhe i shëndetshëm në çdo aspekt. Përmbajnë më shumë zink se farat e kungullit dhe më shumë proteina se mishi i kërmillit. Roth 450 gr e këtij lloj mishi në formë pluhuri, ju siguron vlerën e përditshme të vitaminës B12 dhe natyrisht, kanë më pak acide yndyrore të ngopura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re