Specialistët mendojnë që lëngu i rrushit, me vitaminat dhe mineralet që përmban, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
 I pasur me vitamina A, B dhe C, kalium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Përbërësit antioksidantë pengojnë krijimin e qelizave kancerogjene, gjithashtu është një hollues i mirë gjaku që parandalon infarktet e zemrës, tensionin e lartë, si dhe variçet.
Sheqeri natyral tek lëngu i rrushit shpërbëhet shpejt duke u kthyer në një burim i mirë energjie, prandaj mjekët rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko