A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh kur ju nuk pini ujë të mjaftueshëm? Po, logjikisht, jeni të etur, por shakatë mënjanë, mungesa e ujit mund të ndikojë dukshëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike. Shih mëposhtë, se cilat shenja tregojnë që ju duhet të pini më shumë ujë.
Jeni të lodhur
Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të lodhur edhe pse flini gjumë të paktën tetë orë në ditë, ndoshta edhe më shumë, kjo është një shenjë e qartë e dehidrimit. Në vend që të shpejtoni për një filxhan kafe që të zgjoheni, është më mirë të pini pak ujë që të freskoheni dhe ta nxitni organizmin dhe trurin tuaj.
Nuk mund të koncentroheni dhe nuk jeni në ‘disponim’
Siç kemi mësuar shumë kohë më parë në kimi, uji është një substancë pa ngjyrë, erë dhe shije, por pavarësisht nga këto karakteristika ai vërtetë ndikon në gjendjen psiqike. Nëse ndjeheni i ngadalshëm, nuk mund të koncentroheni, përveç kësaj jeni edhe në disponim “të plogsht”, nëse nuk është PMS, atëherë sigurisht që është mungesa e ujit. E dini edhe vetë se ndjeheni më mirë dhe më freskët kur bëni dush, ashtuqë ofroni këtë lloj freskimi të “brendshëm” trupit tuaj dhe pini ujë!
Nuk mund të shkoni në tualet
Uji përshpejton metabolizmin dhe për këtë arsye është një aleat i madh në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt. Kurse meqë përshpejton metabolizmin, nuk do të keni problem me të shkuarit në tualet.
Keni dhimbje koke
Nëse nuk është nga vera, atëherë është nga mungesa e ujit. Përveç asaj se jeni të lodhur dhe padisponim, dhimbja e kokës gjithashtu tregon se trupi juaj kërkon ujë! Pra, trurit tuaj i nevojitet freskim, kurse uji ju siguron këtë. Jo aspirinë – ujë!
Keni erë të keqe
Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, goja juaj do të jetë e thatë, dhe kështu krijohet një terren i favorshëm për bakteret dhe natyrisht – erë e keqe. Përveç higjienës së rregullt, pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re