Kryeministri Edi Rama në një aktivitet të zhvilluar me fokus strategjinë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, vuri theksin tek pastërtia, menaxhimi, cilësia dhe gjithashtu edhe shërbimet në plazhet publike.
Rama tha se trajtimi i mbetjeve ka qenë një problem i madh dhe për këtë duhet një bashkëpunim nga të gjithë.
“Plazhe si plazhi i Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, që janë të mëdha nuk mund të kthehen në 100 % të administruara nga Bashkia, por duhet të vazhdojnë me shembullin që të rrisnin kërkesën për një shërbim cilësor. Pra jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur. Kjo është një… eksperienca e këtij viti me ridimensionin e plazheve publike tregoi se përmirësimi është i mundshëm. Eksperienca e bashkisë së Lezhës që më vjen inat që më duhet ta përmend ka treguar që është e mundshme arritja e cilësisë e përmirësimit. Pra është e mundshme që ne ta rishikojmë edhe një herë dhe ta përmirësojmë në funksion të qytetarëve dhe jo të uzurpatorëve të paskrupuj. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun duhet të ketë shërbim. Një si ai që ka ofruar bashkia e Himarës dhe Bashkia e Lezhës në mos gabohem në një pikë të caktuar. Tjetra është çështja e mbetjeve. Kemi rezultate pozitive falë udhëheqjes nga terreni i ministres së Turizmit dhe Mjedisit”, tha ai.
