Politikanët italianë kanë miratuar një reformim rrënjësor të parlamentit, ku një e treta e deputetëve do të largohen nga pozita e tyre.

Reforma e shumëpritur, e aprovuar nga dhoma e ulët e vendit, do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të ligjvënësve, nga 945 në 600.

Italia ka numrin e dytë më të madh të ligjvënësve në botë, pas SHBA-ve, me 630 ligjvënës të zgjedhur në dhomën e ulët dhe 315 në Senat. Reforma është vendosur të zbatohet pas zgjedhjeve të planifikuara të ardhshme në 2023, megjithëse ka pengesa të mëtejshme për t’u zbatuar.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e vlerësoi vendimin si “një ditë historike për Italinë”.

Kritikët thonë se është një kursim i vogël në skemën madhore të problemeve nuk e ul krizën ekonomike. Borxhi i përgjithshëm i Italisë është rreth 130% e GDP-së së saj vjetore. Vetëm barra e borxhit të Greqisë është më e lartë se ajo e Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re