Henri Çili, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Çili e ka pikturuar Kurtin shumë negativisht. Sipas tij, Albin Kurti është kundër perëndimit, tregut dhe Zotit.

“Vetëvendosja është kundër perëndimit, është kundër demokracisë, kundër tregut dhe kundër zotit. Të gjithë shqiptarët do të donin që ne të kishim Shqipëri të madhe dhe të bashkuar. Para elitës kosovare dhe popullit kosovar, ne që nuk kemi për të fituar vota duhet të jemi më të ndershëm me të vërtetën. Duhet bërë një sakrificë esenciale në lidhje me finalizimin e statusit të Kosovës. Anti perëndimor është sepse ka kundërshtuar pakon Ahtisari. Këtë të zotit e thshë për shaka. Thotë marrëzira me shtet, me barazi, ca barazie? Kush e kanë barazinë? Komunitët e kanë”, u shpreh Çili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re