Ka qenë e pamundur që mos trajtohej çështja e “Open Balkan” në konferencën për shtyp të kancelarit Scholz në Prishtinë. Qëndrimi i këtij të fundit për projektin e debatueshëm, gjithsesi ka qenë diplomatik, i tipit “as mish, as peshk”.

“Sa i takon ‘Open Balkan’ duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara.

Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme.

Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do t’i bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, ishin fjalët e Scholz.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti nuk e komentoi këtë çështje, por potencoi raportet e Kosovës me Gjermaninë, duke lajmërua njëherësh për një tjetër hap të Prishtinës.

“Kërkesa jonë  për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”, tha Kurti.

Kurti e ka quajtur “vizitë historike” ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment vendimtar për rajonin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re