Skip to content

Cili fëmijë po shkon drejt hapave të Edonës

Këngëtarja e mirënjohur Edona Llalloshi për ditë e më shumë po gjen vend në zemrat e publikut, shkruan Kosovarja

Veçohet si këngëtare mjaft e ëmbël me një stil që kur e sheh të bën ta duash akoma më shumë

Ajo që e bën edhe më unike është modestia e saj që vërehet jo vetëm në stil e qëndrim, por edhe në muzikën e saj

Këngët e saj menjëherë rrëmbejnë dëgjueshmëri të publikut duke u konisderuar si këngëtarja më favorite e zhanrit të saj

Përveç Edonës edhe vëllai i saj Miloti filloi të mirrej me muzikë por, tash ka kohë që po qëndron jashtë skenës muzikore

Mirëpo, e pamundur që në një familje këngëtaresh të pasktën të mos ngjajë dikush sikurse ndodh në shumicën e familjeve të estradës

Siç, duket vajza e Edonës do të zgjedh rrugën e nënës

Pse jo, bile edhe i paska hije./Kosovarja