Kliti Roshi djali i aktorit të madh shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderuar nga Brikena Prifti, foli për aktivitetin e organizuar në nder të babait të tij në 100 vjetorin e lindjes.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti, se cili ka qenë roli I preferuar i Kadri Roshit, i biri tha se ai i donte të gjitha rolet, por se i vinte keq që i vodhën rolin në dramën e “Arturo Ui”.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Cili ka qenë roli i tij më i dashur?

Kliti Roshi: Ndoshta roli për të cilin dhe vuajti 10 vjet, sepse ishte një rol që ju vodh. Realisht për qëllime shumë të vogla meskine, nuk dua të vëj etiketime, pasi të dy personat nuk jetojnë, roli ju vodh. Që të bësh karshillëk me Arturo Uin nuk ka ku të shkojë. Arturo Ui është një shfaqe që duhet studiuar me themel në Universitetin e Arteve. Që ta dublosh vetëm për një egoizëm çfarë je ti apo unë, se shtronte ndonjëherë Kadriu këtë.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re