Subscribe

Aktorja Aishe Stari, një nga koleget dhe bashkëpuntoret në disa role me ikonën e kinematografisë shqiptare Mirush Kabashi i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ka treguar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatoes Brikena Prifti në Vizion Plus, disa nga momentet më pikante të karrierës së tyre.

 

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cili ishte roli i preferuar i Mirush Kabashit, Aishe Stari tha se për aktorin të gjitha rolet janë të veçanta, por ajo që e bëri edhe më të njohur Kabashin ishte ai në “Apologjinë e Sokratit”.

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Cilat janë rolet që e kanë lidhur më shumë atë?

 

Aishe Stari: Rolet për Mirushin në përgjithsëi kanë qenë të afërta. Por një nga kryerolet e Mirushit ka qenë “Apologjia e Sokratit”. Është një rol që e ka realizuar me shumë sukses. Ajo shfaqje e bëri që jo vetëm në Shqipëri të njihej si aktor i madh por edhe jashtë vendit.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re