Mishi i kuq është një burim i mirë për proteina dhe energji. Furnizon përreth 30% të yndyrave nga 100-130 gram yndyra që përgjithësisht njerëzit mund të konsumojnë çdo ditë e gjithashtu ky lloj mishi përmban gati 40% edhe të energjisë që trupit i nevojitet.
Sipas mjekëve, mishi i kuq pa dhjam nuk është i vetmi burim i mirë për proteina dhe energji, ndonëse ka përfitime në shmangien e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se konsumimi i yndyrave shtazore duhet të reduktohet, në përgjithësi, jo vetëm te pacientët me patologji të ndryshme.
Njëzet e pesë për qind duhet të jetë reduktimi i yndyrave për personat që vuajnë nga diabeti, obeziteti, sëmundjet kronike të veshkave, disa lloje kanceri dhe hipertensioni.
Mishi i lopës
Copat pa yndyrë të mishit të lopës nuk mund të ngritin nivelin e kolesterinës dhe përmbajnë substanca ushqyese sikurse janë proteinat, vitamina B12, B3, hekur dhe zink.
Mishi i qengjit
Sikurse mishi i lopës, edhe ai i qengjit është burim i pasur me proteina, acide yndyrore omega 3, vitaminë B12, B3, zink dhe hekur.
Mishi i zogut të pulës
Pothuajse tri të katërtat e botës konsumon mishin e zogut të pulës. Hyn në mesin e mishit me më së paku yndyrë dhe kalori, por që përmban mjaft vitamina dhe vlera ushqyese. Është interesante se mishi i zogut ka më pak yndyra të ngopura se sa mishi i pulës.
Mishi i pulës
Mishi i pulës është i varfër me yndyra të ngopura dhe në 85 gramë përmban 25 gramë proteina, së bashku me aminoacidet esenciale, hekurin dhe vitaminë B3. Mishi i pulës më së miri duhet të konsumohet si i pjekur nga furra dhe me sallatë të gjelbër.
Mishi i gjeldetit
Sikurse edhe mishi i pulës, gjeldeti ka shumë pak yndyra të ngopura dhe aminoacide esenciale.
Mëlçia 
Mëlçia, sidomos e lopës, është burim i shkëlqyeshëm me proteina kualitative, vitamina A, B12, B6, dhe acid folik, hekur, zink dhe aminoacide esenciale. /KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re