Destinacioni i radhës i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë në Berat për të mbledhur firmat e peticionit. Artistë, qytetarë dhe dashamirës të artit u mblodhën në sheshin para Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat ku firmosën për ringritjen e Teatrit Kombëtar aty ku ishte.

Pjesë e artistëve të pranishëm ishte Edmond Budina, i cili mbajti fjalën para qytetarëve duke thënë se revolta e tyre i várros përfundimisht dhe të mos i trajtojnë më si dele.

“Aty ishte një akt kríminal që e kallëzuam në SPAK. Ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë qytetare të denoncojmë, por më e rëndësishme është zgjimi i ndërgjegjes së qytetarëve që duhet të ngrihen në pròtesta, të mos kenë më frikë për bukën e gojës, të mos kenë frikë se do i heqin nga puna, të mos kenë frikë se vjen një pushtet që i heq nga puna. Neve duhet të jemi një front unik, gjithë opozita, pa dallim kush jemi. Duhet ti themi stop këtij pushteti kríminal që pasuron vetëm një grusht njerëzish dhe varfëron pjesën më të madhe të popullit.

Kushdo që të vijë në pushtet duhet ti bëjë thirrje mendjes. Populli është ai që duhet të drejtojë, jo një grusht politikanësh. Është e papranueshme që çdo politikan që vjen dhe e trajton vendin si çifligun e tij që shet pasurinë kombëtare, duhet tu themi stop, shqiptarët nuk durojnë më, boll më prandaj duhet të bëhemi front unik. Duhet të pròtestojmë, të mos bindemi se na trajtojnë si dele. Edhe dhùna që e përdori më 17 maj dhe 24 korrik dhe për këtë u revoltua e gjithë bota që nga Amerika në Europë, donin të tregonin se janë të fuqishëm por treguan se janë të dobët.

Mjafton një revoltë e jona që të përmbysen përfundimisht, të várrosen. E kuptoni që është një ndërthurje e oligarkëve, mafíes dhe pushtet prandaj jemi për ti thënë jo, Shqipëria nuk është e mafíozëve, e politikanëve të korruptuar. Shqipëria është e qytetarëve të ndershëm që s’kanë turp të punojnë.

Cili nga këta pasanikë që kemi në Shqipëri e ka bërë pasurinë me punë të ndershme. Ata i kanë bërë me drògë, me paratë e pista që i bëjnë me kullat që i mbjellin gjithandej. Prandaj jemi për tu thënë që kjo nuk është Shqipëria që ne duam, por është një tjetër. Është një Shqipëri që do të na çojë në Europë, Shqipëria e qytetarëve, por mbi të gjitha e kulturës, ajo që duan ta várrosin. Sepse në zemrat e secilit prej jush është një copë e Teatrit që deshën ta várrosnin dhe do ta ngremë ashtu sic ishte dhe aty ku ishte”, tha Budina.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re