Pas katër ditësh luftime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin Nagorno-Karabakh, palët po tregojnë fitoret e tyre në terren. Të dyja pretendojnë të kenë nën kontroll territorin e kontestuar prej 30 vitesh.

Zyrtarisht, Nagorno-Karabakah i përket Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë që pas luftës mes këtyre shteteve (1992-1994).

Por, cila është fuqia e dy shteteve?

Azerbajxhani, presidenti i të cilit, Ilham Aliyev, ka thënë se nuk do të ndalë luftën derisa të kthejë nën kontroll territorin, është bindshëm më superior, si në personel e pajisje ushtarake, ashtu edhe në buxhet. Por, jo gjithnjë luftërat janë fituar nga ushtritë më të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re