Skip to content

Cili shtet ndalon publikimin e fotove të fëmijëve në rrjetet sociale?

shame

Mania për të publikuar sa më shumë foto në rrjetet sociale, shpesh ka rezultuar me pasoja. Për këtë arsye, në Itali është ndaluar para pak muajsh publikimi i fotove të fëmijëve në rrjetet sociale.
Konkretisht, publikimi i fotove ndalohet kur një nga prindërit pranon publikimin e fotove të fëmijëve, ndërsa tjetri është kundër.
Gjykata italiane, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ka obliguar prindërit t’i fshijnë edhe fotot e mëparshme.
Ndërkohë, autoritetet italiane paralajmërojnë prindërit se fotografitë e fëmijëve mund të përdoren në faqet e internetit të pedofilëve, prandaj u bëjnë apel që të jenë të kujdesshëm në publikimin e tyre. /td/.