Për shumë nga ne, larja e flokëve është një rutinë standarde , shampo, shpëlarje, balsam, shpëlarje. Por sipas ekspertëve, shumë prej nesh kanë gabuar deri më tani.
Përdorimi i balsamit për flokët përpara shampos, është një mënyre fantastike për t’i bërë flokët më të butë dhe për t’i mbajtur më të ushqyer për një periudhë më të gjatë.
Gianna, një blogere që vendosi të testonte metodën e pastrimit të flokëve për të përcaktuar një herë e përgjithmonë nëse ishte po aq efektive sa kishte dëgjuar. Ajo tha se pas dushit kur flokët janë akoma të lagur, flokët e saj ndiheshin ekzaktësisht njëlloj si kur përdorte shampon së bashku me balsamin. Por pjesa më e “çmendur” ishte se flokët e saj ndiheshin më mirë kur thaheshin.
Disa marka të trajtimit të flokëve tani rekomandojnë se kjo mënyrë është më e mira për flokët.
Balsami përmban fibra të cilat duhet të qëndrojnë në flokë edhe pasi flokët të jenë shpëlarë, çka i ndihmon që t’ju japi flokëve tuaj shkëlqimin që keni ëndërruar.
Hapi tjetër është aplikimi i shampos, i cili me delikatesë pastron flokët tuaj. /f/.
.



