Ditën e sotme nis muaji i Ramazanit dhe besimtarët do të agjërojnë për një muaj nga agimi deri në perëndimin e diellit dhe një prej besimtarëve është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta.
Ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet e mbuluar me shami dhe shkruan se mezi e ka pritur këtë muaj.
“Mezi e kam pritur këtë muaj. Agjërim të mbarë, të lehtë, të bukur dhe plot energji të mirë të gjithëve, personalisht po e gëzoj si një femër e vërtet myslimane”, shkruan Çiljeta.
